Aktori i njohur shqiptar Julian Deda, është bërë më 13 janar 2024 pjesë e shout më të madh shqiptar Big Brother Vip Albania 3, shkruan Reporteri.net.
Deda, që dikur e konsideronte emision të pamoralshëm Big Brotherin, të premten si banori i pestë që u fut brenda thoshte se “po ndihej mirë”.
“Thonë që kush hyn i pari del i fundit. Ndihem shumë mirë”, tha Deda atë natë.
Por njëjtë nuk mendonte në prillin e vitit 2015. Dikur, Deda e quante Big Brother emision amoral dhe asocial.
“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova pa dashje (qe mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens ky. Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të t’i ngulin në mendje dhe në zemër…!”, shkruante atëherë Deda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.