Reperi shqiptar, Stresi prej disa kohësh ka njoftuar se është ndarë nga e fejuara e tij, Keisi. Pavarësisht se ajo ka qenë mbështetja e tij më e madhe gjatë kohës që ishte në burg, çifti nuk janë më bashkë.
Në një intervistë vetë artisti u shpreh se ish-partnerja e tij e do ende por ata kanë vendosur të bëjnë një pushim, e kështu Keisi vendosi të largohet për të jetuar në Kananda.
Këto kohë nuk kanë munguar as mesazhet e ‘koduara’ të të dyve në rrjetet sociale, të cilat mediet rozë i kanë komentuar se janë dedikime. Mbrëmjen e djeshme Stresi ka postuar një foto në Instastory dhe mbi të shkruhej; “A po të kujtona??? Çkemi si je”.
Të gjithë janë të mendimit se këto fjalë i drejtohen ish-të fejuarës, Keisit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.