×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi po vjen në bashkëpunimi me reperin e famshëm anglez

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 18:27

    Ka disa muaj që ndodhet larg Shqipërisë, por Stresi në asnjë moment nuk qëndroi larg fansave të tij dhe muzikës.


    Pas protestave të shumta që u bënë në dhjetor të vitit 2020, reperi udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Përmes postimeve në rrjetet sociale, Stresi ka paralajmëruar herë pas here se do të rikthehet fuqishëm.

    E sot ka zbuluar surprizën që ka rezervuar për fansat e tij. Ai ka treguar se shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim që do të thyej rrjetin.

    Në profilin e tij në “Instagram”, Stresi ka postuar një video ku shfaqet së bashku me reperin e famshëm anglez, C Biz. Që të dy ndodhen në një studio muzikore, ku kuptohet se po punojnë për bashkëpunimin e tyre të parë.

    Në postimin në fjalë, reperi shqiptare shprehet se ndihet shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

    Ikush është C Biz? Ai është një nga reperët më të mirë dhe të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe emri i tij vazhdon të jetë trend në listat muzikore. Një nga këngët më të famshme të reperit britanik është “The Game’s Mine”, që numëron miliona klikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!