×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi tallet pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës: A i keni marrë parashutat, jeni bërë shumë qesharakë

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 8:43

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

    Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.

    Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi në rrjetin e tij social, në Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës.

    “A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!