×
  • Show Time
  • Show Time

    Sukseset nuk kanë të ndalur për Dua Lipën, tani do ta shohim edhe si aktore

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 19:12

    Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim, duke u bashkuar me një ansambël të madh të talentëve në filmin më të ri të paralajmëruar triler “Argylle”.


    Sensacioni britanik i pop-it dhe fituesja e Grammy-t po bashkohet me një formacion që përfshin yjet Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson, shkruan HollywoodRepoter, përcjellë Reporteri.net.

    Lipa do të sigurojë gjithashtu muzikë origjinale për filmin.

    Filmi “Argylle” do të jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary, kurse xhirimet e tij pritet të nisin në muajin gusht në Evropë.

    Në muzikë, “Love Again” mban titullin kënga e saj e fundit e cila është lansuar një muaj më parë dhe deri tani ka arritur të mbledh mbi 40 milionë shikime vetëm në Youtube.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!