×
  • Show Time
  • Show Time

    Sulltani e mashtron keq missin rus: E detyroi ta pranojë islamin për t’u martuar e pastaj e la, ajo ka një lutje rrëqethëse

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 18:01

    Ish-missi rus, martesa e së cilës me ish-Mbretin e Malajzisë  dështoi kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, mori vesh se burri dëshiron të ndahet nga ajo përmes internetit.


    Oksana Vojvodina, 27 vjeç, thotë se nuk ka parë ose biseduar me ish-burrin e saj, Sulltanin Muhamed V, pasi e la atë në dhjetor, transmeton Reporteri.net.

    Për shkak se shumë njerëz tani dyshojnë se djali, Leon nuk është fëmija i tij, ajo është e gatshme të pranojë një test të bëjë testin e ADN-së.

    Ish Miss Moska i bëri thirrje direkt burrit të saj të largët që të fillojë të sillet si  baba i djalit të saj.

    https://www.instagram.com/p/ByQRRR2CKvL/?utm_source=ig_embed

    “Ju keni një djalë dhe ju jeni baba. Dhe, pavarësisht se çfarë ndodh me martesën tonë, unë dua që djali im të ketë të dy prindërit. Vetëm mendoni për djalin tuaj”, i tha ajo.

    Oksana u martua me Sulltanin 49-vjeçar në një ceremoni sekrete sipas riteve islame në shtetin Kelantan më 7 qershor të vitit të kaluar. Dasma e tyre verore u pasua nga një pritje magjepsëse në Moskë, por brenda disa javësh martesa dështoi.

    “Kur u largua në dhjetor, ai kurrë nuk u kthye më. Kështu që unë mësova për divorcin në internet. Unë nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht sepse gjithçka ishte në rregull, ne prisnim foshnjën tonë të parë dhe madje edhe tani unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë pse e bëri atë, ”shpjegoi Oksana.

    https://www.instagram.com/p/ByrlX-nC7F9/?utm_source=ig_embed

    Në Malajzi, martesa e tyre nuk pritet mirë, përkundër faktit se Oksana u konvertua në Islam. Kur mediat ruse njoftuan se Oksana kishte marrë pjesë në një reality show pesë vjet para se të takohej me Faris, situata u përkeqësua më tej, veçanërisht kur u publikuan pamjet ku ajo shihej shumë intime në pishinë me një nga konkurrentët.

    https://www.youtube.com/watch?v=r-5OAzdcaws

    Tani për tani, Oksana jeton në një apartament me qira në Moskë dhe posedon një makinë të shtrenjtë, një dhuratë martese nga Sulltani, ndërsa punon për të mbështetur veten dhe djalin e saj. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/ByQR0ZqiPsh/?utm_source=ig_embed

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!