×
  • Show Time
  • Show Time

    Sulmoi producentin e njohur, Fero në arrati – po kërkohet kudo nga policia

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 20:02

    Sot është raportuar për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj.

    Sipas raportimeve, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

    Për këtë çështje, Sinjali ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të cilët kanë thënë që janë të njoftuar për incidentin e sotëm.

    Në një përgjigje nga kjo prokurori kanë konfirmuar që dy persona janë në arrati. Pra bëhet fjalë për Feron dhe truprojën e tij.

    “Ju njoftojmë se, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar për incidentin në fjalë nga Policia e Kosovës, me ç’rast nga ky incident ka pësuar lëndime trupore një person. Dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast ndodhen në arrati, derisa prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

    Kujtojmë që Agaj është producent i këngëtarëve të njohur si Azet, Albi e Bardhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!