Zbuloni fleksibilitetin e opsioneve të pagesës së biletës për Sunny Hill Festival këtë verë dhe merrni biletën tuaj për njërin ndër festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë!
Biletat për Sunny Hill Festival 2025 tani mund t’i siguroni në mënyrën që juve ju përshtatet më shumë – blerje prej 10 deri në 12 këste, blerje online, fizikisht apo edhe në pako me akomodim. Kështu nuk do të humbisni edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival që premton të jetë më i madhi ndonjëherë, duke sjellë yjet më ikonike botërore dhe artsitët më të dashur vendor.
Prej 1 deri më 3 gusht, në dy skenat gjigante te festivalit, me të mëdhat ndonjëherë do të perfomojnë emra të mëdhenj mes tyre: Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, dhe Mochakk.
Por lista e artistëve nuk mbaron me kaq. Mes artistëve që do të performojnë janë edhe Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA dhe Mygal B2B Edgar Kerri. Lista pasurohet edhe më shumë nga artistët vendor si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina, dhe Zwada.
Për të lehtësuar blerjen e biletës – veçanërisht tek të rinjtë, organizatorët kanë vënë në dispozicion këto opsione pagese.
Festtix – Bli biletën online, me pagesë të plotë ose në 10 këste mujore: ticketing.festtix.co.uk
Sunny Hill Travel – Një opsion i mirë për ata që duan të kombinojnë biletën me udhëtimin: sunnyhilltravel.com
IPKO – Nëse ke pakon Infinit, mund të paguash biletën në 12 këste në një nga dyqanet e IPKO
Fizikisht tek Rave Travel: rave-travel.com
Enter Events – Për të gjithë ata që ndodhen në Shqipëri: enterevents.al
Passo – Biletat për të gjithë ata që vijnë nga Turqia: passo.com.tr
Bëhuni pjesë e festivalit që renditet në mesin e 10 më të mirëve në Evropë dhe njëri ndër 25 festivalet më të mira të vitit (sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve ESNS), të cilat nuk duhet humbur.