Supermodelja Gisele Bundchen ka treguar se jeta prej një supermodeleje e ka bërë të mendojë shumë gjëra negative.
Bundchen në një intervistë me Lee Cowan të dielën në CBS news ka treguar për përvojën e saj gjatë punës si modele dhe ka thënë se shpesh i zihej fryma.
“Nuk mund të merrja frymë. Dhe pastaj fillova të isha në studio, dhe u ndjeva, si, e mbytur”, ka thënë u Bündchen.
Pastaj ajo shtoi se i krijohej edhe frikë nga ashensori.
“Jetoja në katin e 9-të dhe m’u desh të ngjitesha shkallëve sepse kisha frikë se do të ngecja në ashensor, dhe do të isha hiperventilues”, tregon supermodelja.
Bundchen ka vazhduar të flasë rreth depresionit që ndiente dhe nuk mund të merrte frymë ani pse në shumë raste dritaret i kishte të hapura dhe kishte raste kur dëshironte të hidhej nga aty.
Ajo tregoi se në mëngjes pinte një kafe me tre cigare kurse në mbrëmje pinte nga një gotë verë që të qetësohej nga e gjithë kafeina që konsumonte.
Bundchen së fundmi ishte hapur edhe me revistën “people” rreth çështjes se divorcit dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar.
Ajo kishte cekur se ka qenë në presion të madh në çdo sferë të jetës së saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.