Sylvester Stallone ka pasur role të shumta filmike, ndërsa gjatë karrierës është njohur për filmat aksion, në të cilët forma fizike ka qenë e domosdoshme.
Rocky Balboa, John Rambo, Barney Ross (“The Expendables”) – janë disa nga rolet që ai i ka përsëritur ndër vite dhe gjithmonë janë pëlqyer nga fansat e tij.
Ndërsa edhe tash, kur ai është 74 vjeçar, duket si dikush që nuk është lehtë të përballesh me të për shkak të formës fizike, për të cilën vazhdon të kujdeset.
Gjatë fundjavës, Stallone është fotografuar gjatë një daljeje në Malibu me bashkëshorten tij, Jennifer Flavin, e cila është 23 vjet më e re se ai.
Aktori është shfaqur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë pa krahë që i theksonte muskujt e tij. Natyrisht se maska ishte pjesë përbërëse e imazhit të tij për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.