×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna dhe Bardhi sjellin bashkëpunimin e ri “Unaza”

    Reporteri
    28 Janar 2024 | 11:15

    Këngëtari i talentuar Bardhi, i cili aktualisht është një nga banorët e shtëpisë Big Brother VIP Albania 3, reperja Tayna, sollën bashkëpunimin më të ri.

    Kënga, e titulluar “Unaza”, trajton historinë e një lidhjeje që nuk ka arritur të lulëzojë.

    Tayna dhe Bardhi, të cilët janë të njohur për tekstet e tyre të ndjeshme dhe të thella, kanë vendosur të vazhdojnë të jenë kreativë duke shkruar vetë tekstin e këngës.

    Klipi muzikor që shoqëron këngën është një tjetër pikë e fortë e kësaj bashkëpunimi.

    Siç pritej, dyshja shkëlqejnë me imazhet e tyre të mprehta dhe me një stil që tërheq vëmendjen.

    Bardhi ka bërë një emër për veten e tij, jo vetëm në muzikë, por edhe si një nga personalitetet e njohur në edicionin e ri të Big Brother Vip Albania.

    Kënga ‘Unaza’ pritet të gjejë vendin e saj në listat e hiteve dhe në zemrat e fansave të dy artisëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!