Reperja e njohur, Tayna sot (e martë) ka një ditë të veçantë, kjo sepse ajo po feston ditëlindjen e 25-të.
Kështu ka bërë të ditur vet ajo në disa postime që ka ndarë me mbi 1.5 milion ndjekësit në llogarinë e saj të Instagramit.
“E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një foto të saj të realizuar kohë më parë.
Peperja nga Prizreni ka shpërndarë edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe të menaxherit të saj, Rinor Hykolli.
“Urime ditëlindja edhe 100 vite yll, krenohemi me ty”, ka shkruar Hykolli në urimin e tij për reperen.
Ndërkohë, krijuesja e këngës “Taka” për natën e saj speciale është befasuar edhe me fishekzjarrë dhe një tortë.
Ndryshe, kujtojmë që Tayna është drejt finalizimi të albumit të ri, kënga e parë e të cilit publikohet sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.