×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna i përgjigjet Feros pasi u tall me të për operacionet plastike

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 15:16

    Pas daljes nga burgu, Fero ka thumbuar Taynën.

    Gjatë një video live me Kozakun, reperi nisi të tallej me artisten teksa tha se shton çdo ditë nga një operacion të ri.

    Teksa Kozaku tha se Tayna është dobësuar shumë, Fero shtoi: “Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri”.

    Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë ka ardhur një reagim nga reperja, e cila publikuar një thënie.

    “Më kritiko kur të arrish në nivelin tim.

    Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh”, janë fjalët që ka përdorur reperja, me të cilat duket se i përgjigjet kolegut të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!