Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, numëron pak vite në skenë por për këtë kohë ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.
Në sajë të projekteve dhe hiteve që ka sjell deri më tani, artistja shqiptare ka bërë që të ketë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.
Ndonëse në rrjete sociale është mjaft aktive dhe ndan postime të ndryshme, ajo një të tillë së fundmi ia ka dedikuar fansave.
“Fansat e mi kanë kuptimin e botës për mua dhe nëse do të mundja do të shëroja të gjithë plagën dhe zemrat e tyre të bukura, t’i bëj ata të duan më shumë veten e tyre se sa mua ose më shumë se çdo gjë në botë”.
“Ju jeni të shenjtë, të bukur dhe të dashur”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Tayna në anën tjetër është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit të titulluar “Moona”.
Bashkëpunimi me artistin L’Algerino u prit mirë dhe për pak ditë mblodhi miliona klikime në YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.