Reperja Tayna është njëra ndër artistet më të dashura për publikun.
Këtë e dëshmojnë çdo herë fansat e saj të cilët i japin asaj përkrahje të madhe.
Derisa ishte duke kënduar në një koncert, Taynës i ishin zgjidhur lidhëset e sandaleve që kishte mbathur, transmeton Express.
E për këtë u përkujdes një fanse e reperes e cila ishte afër binës ku po këndonte Tayna.
Në një video të publikuar nëpër rrjetet sociale, fansja shihet duke u përkujdesur për lidhëset e reperes.
Ndërsa edhe Tayna nuk e ka lënë pa e vënë re gjestin e fanses së saj. Në shenjë falënderimi, reperja ia dërgon një puthje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.