×
  • Show Time
  • Show Time

    Top Channel: Princ Leka dhe Elia Zaharia padisin njëri-tjetrin për dhunë

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 12:02

    Princ Leka dhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë të mërkurën në policinë e Tiranës.

    Siç raporton “TCH”, shkak i padive është bërë vizita e Princ Lekës në shtëpinë e Elias për ta takuar vajzën e tij të martën.

    Princ Leka ka denoncuar edhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia.

    Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!