×
  • Show Time
  • Show Time

    “Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 23:57

    Motra e Vullnetit i ka dhënë atij edhe më shumë mbështetje pas rrëfimit që e pati ai për orientimin seksual të tij.

    Vullneti brenda Big Brother VIP Kosova 3 tregoi se është ‘gay’, teksa pas rrëfimit motra i tha se “të dua edhe më shumë”.

    “Të dua edhe më shumë , do të të qëndroj edhe më pran, derën e ke hapur gjithmonë”, i tha ajo.

    Gazetari Vullnet Krasniqi deklarohet rreth seksualitetit të tij: Po unë jam gay

    Gazetari Vullnet Krasniqi, që është pjesë e Big Brother Kosova 3, sonte publikisht ka folur për orientimin e tij seksual. Ai në një rrëfim për herë të parë e ka pranuar homoseksualitetin e tij.

    Ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

    “Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!