×
  • Show Time
  • Show Time

    “I dërguan të fala Kosovës”, Gold Ag shkon në Hagë, takon Haradinajn, Thaçin dhe Veselin

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 17:12

    Reperi shqiptar, Gold Ag, gjatë ditës së sotme ka shkuar në Hagë.

    Duke publikuar dy imazhe nga atje, tregoi që ka qenë në vizitë tek Nasim Haradinaj, ku gjatë vizitës kishte takuar edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

    Ai shkroi se secili prej tyre kishte dërguar të fala në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    “Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

    T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.

    Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.

    LIRIA KA EMËR”.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Gold AG (@arianagushi)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!