Mbrëmjen e djeshme u mbajt dasma e çiftit Marigona dhe Robin Krasniqi. Modelja dhe bokseri i famshëm organizuan një ceremoni madhështore në Prishtinë ndonëse celebrimin e kanë bërë disa muaj më parë. Krahas njerëzve të afërt, të ftuar ishin dhe personazhe të njohur.
Nga fotot e publikuara, bie në sy fustani përrallor i modeles. Si fustan të dytë Marigona ka zgjedhur diçka më ekstravagante, duke mahnitur të ftuarit. Ashtu siç pritej, nuk munguan as elementet tradicionale shqiptare.
Në sy ra gjithashtu torta gjigante që çifti kishte zgjedhur për ditën speciale.
Kujtojmë që dyshja u kurorëzuan në një gjendje civile në Gjermani dhe lajmin e bëri publik vetë Marigona në një postim në Instagram.“Zyrtarisht Krasniqi”, shkroi modelja krahas fotos nga ceremonia shoqëruar me një zemër. Marigona konfirmoi se është shtatzënë në ditën e lindjes së boksierit.
“Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!”, shkroi modelja e famshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.