Kejvina Kthella është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo prej disa kohësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merret me projektetet e saj të modelingut.
Kejvina është gjithashtu edhe mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here i “tërbon” ndjekësit me pozat seksi.E kështu ka bërë edhe së fundmi! Teksa bota po përballet me koronavirusin që ka izoluar shumë njerëz në shtëpi, ish-velina duket se e ka gjetur mënyrën se si të kalojë kohën.
Në “Instagram”-in e saj ajo ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me intime rrjete, duke pozuar para pasqyrës,
“50% e egër, 50% e ëmbël”, shkruan Kejvina Kthella në postimin e saj mjaft provokues. E sigurisht si gjithmonë nuk kanë munguar as komentet e shumta.Madje një koment e ka nervozuar paksa Kejvinën pasi dikush i shkruan: “T’ka ngel vetëm me bo publik çmimin”.“Ik more gomar fli gjumë”, i është përgjigjur Kthella komentit të ndjekësit, ndërsa nuk kanë munguar as komplimentet për fizikun e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.