×
  • Show Time
  • Show Time

    Të tjera imazhe nga xhirimet e klipit të ri të Kidës dhe Ledrit

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 19:18

    Kida dhe Ledri Vula prej disa ditësh kanë paralajmëruar për publikun një projekt të ri muzikor.

    Dyshja e famshme e estradës njoftuan se po vijnë së shpejti me këngë të re, ndonëse nuk kanë zbuluar datën e saktë të lansimit.

    Megjithatë, të njëjtit në rrjete sociale po vazhdojnë të ndajnë imazhe të tjera nga xhirimet e videoklipit.

    Ka qenë Orhidea Latifi (emri i vërtetë) që ka shpërndarë të tjera poza përkrah reperit të njohur.

    Kida dhe Ledri numërojnë edhe disa projekte të tjera të suksesshme si “Dale”, të cilën e sollën vitin e kaluar në bashkëpunim me Butrint Imerin.

    Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e 99 milionë klikimeve në platformën YouTube.

    Kida gëzon vite të shumta në skenë dhe lirshëm mund të thuhet se është ndër të preferuarat e publikut shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!