Vetëm një javë pasi doli e përputhur me Andin nga emisioni “Për’puthen”, opinioni është shokuar nga publikimi i fotografive të saj duke u puthur me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi.
Për ta përforcuar këtë Tea dhe Bearti në rrjete sociale kanë publikuar të njëjtën video. Bearti e ka shpërndar në Tiktok një video të cilën më pas vet Tea e ka publikuar në Instagram.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Andi. Përmes disa videove në InstaStory, Andi thotë se nuk ka shpjegim se çfarë po ndodh, dhe se së pari është duke pritur që të sqarohet me Tean, pastaj do të tregojnë se çfarë ka ndodhur.
Se ata të dy janë bashkë në një fshat malor e ka konfirmuar edhe motra e Beartit, Idea Rexhepi, e cila e ka postuar një fotografi, të Teas dhe Beartit.
E gjithë kjo po komentohet shumë nëpër media, pasi Tea është ‘Përputhur’ më Andin, dhe kanë dalë nga emisioni si çift.
Nuk ka mbetur gjë tjetër, përveçse të presim e të shohim se çfarë po ndodh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.