Andi po mungon në “PërPuthen” prej një jave, ndërsa drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, tha se ai ka refuzuar të flasë me produksionin për të treguar nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit apo jo.
Ndërkohë, Tea tha se ka komunikuar me Andin me mesazhe në “Whatsapp”, duke theksuar se ai ka pasur një infeksion të rëndë në bajame.
Megjithatë, ajo shtoi se shkak për refuzimin e Andit për të komunikuar me produksionin, është bërë një hatërmbetje e tij, por nuk dha më shumë detaje.
“Kam vazhduar komunikimin e me Andin, ai ka patur një infeksion të rëndë në bajame, ndërsa sa i përket pjesës që nuk ka dashur të flasë me produksionin, do të doja të lija atë të tregonte hatërmbetjet që ai ka me produksionin, nuk dua të them fjalë në vend të tij. Veprimin e tij e kuptoj, nuk më ka lënduar”, tha Tea.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.