×
  • Show Time
  • Show Time

    Teas i ndodhin gjëra të këqija vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi lidhjen me Beartin

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 23:09

    Tea Trifonit i është mbyllur llogaria në YouTube. Ajo ka mbyllur edhe llogarinë e saj në Instagram.


    Para se të bëhej publike lidhja me ish-konkurrentin e Përputhen, 21 vjeçarja numëronte 528 mijë ndjekës në Intagram. Me daljen e fotove me Beartin, ndjekësit u shtuan në 531 mijë. Por sapo ajo sqaroi gjithçka, të zhgënjyer dhe me thirrjet e shumta, Tea humbi shumë prej tyre.

    Para se llogaria e saj të mbyllej, ajo kishte 485 mijë ndjekës në Instagram.
    Gjithashtu, është mbyllur kanali i saj në YouTube. Tea hapi kanalin e saj në Youtube, ku publikoi një video 9 minutëshe duke sqaruar të vërtetën e saj.

    Ajo akuzoi produksionin e Përputhen për arsyen se ajo doli çift me Andin nga ky program.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!