Pas më shumë se katër muajve, teatri i qytetit në Ferizaj ka rihapur dyert për publikun.Në sallën ku duartrokitjet kishin munguar për një kohë të gjatë, në një orar të pazakontë, u shfaq premierë drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë”.
Duke vënë dyshime në moralin dhe vlerat njerëzore me të cilat funksionon shoqëria e sotme, kjo shfaqje me tekst dhe regji të Besim Ugzmajlit u inskenua në teatrin “Adriana” në prani të vetëm 50 shikuesve, të cilët ishin të pajisur me masa mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.
E panjohura dhe kalkulimi i çifteve për zhvillimin e dashurinë me anë të të mirave materiale janë ndër temat që trajton kjo shfaqje.Në këtë shfaqje janë angazhuar dymbëdhjetë aktorë.Drama u mirëprit nga njohësit e teatrit, që ishin prezentë në shfaqjen e premierës.
“Kontrolli dhe makina e dashurisë” është premiera e parë e këtij viti, e prezantuar nga teatri “Adriana” në Ferizaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.