×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Teatri i Vushtrrisë do ta mbajë emrin e Adem Mikullovcit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:59

    Teatri i Vushtrrisë do ta mbajë emrin e aktorit të ndjerë kosovar, Adem Mikollovci.


    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

    “Një gjë e vogël për një artist të madh!

    “Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”!

    Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit!

    Urime!”, ka shkruar ai.

    Mikullovci ka vdekur në orët e para të 15 shtatorit të këtij viti.

    Përgjatë jetës së tij, aktori ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

    Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

     

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!