Ditëve të fundit situata është tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Banori, G-Bani i cili mori edhe një penalizim në prime e kaluar, duke shkuar direkt në nominim dhe duke mos pasur të drejtë nominimi, por kësaj radhe ka rritur dozën e agresivitetit të tij.
Në mëngjesin e së martës, kur Gjesti u fut në një nga dhomat e gjumit, G-Bani zgjohet nga krevati ku po qëndronte i shtrirë dhe tenton ta godas këngëtarin kosovar.
Ndërkohë, për shkak të bullizimeve të shumta që janë bërë në shtëpi, Vëllai i Madh ka anuluar edhe televotimin që ishte, pasi kanë njoftuar se do të ketë ndëshkim sonte në prime për shkak të sjelljeve jo të hijshme në shtëpi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.