×
  • Show Time
  • Show Time

    Tepër i dhunshëm, arrestohet ylli i filmit “I vetëm në shtëpi”

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 18:27

    Ylli i i filmit shumë të ndjekur për Krishtlindje “I vetëm në shtëpi”, Devin Ratray, u arrestua nga policia e Oklahomës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën akuzën e dhunës në familje, ndaj ish të dashurës së tij.

    Ngjarja për të cilën akuzohet 44-vjeçari Ratray, ka ndodhur pas një eventi në Oklahoma City, ku ai ishte i ftuari kryesor i mbrëmjes.

    Aktori, i njohur për rolin e tij si vëllai i madh i keq i Kevin McCallister në filmin “I vetëm në shtëpi” raportohet se ishte inatosur me të dashurën e tij, pasi nuk kishte marrë para nga dy fansa të cilët kishin marrë autografin e tij.

    Përleshja vazhdoi më pas në dhomën e gjumit të hotelit, ku dyshohet se ai e dhunoi atë dhe u përpoq ta mbyste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!