×
  • Show Time
  • Show Time

    Tetë vjet nga vdekja e poetit Podrimja, Dumoshi: Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 18:26

    Sot janë bërë tetë vjet që kur ndërroi jetë poeti i madh i Kosovës, Ali Podrimja.


    Në këtë tetëvjetor e ka kujtuar ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila tha se gjatë këtyre viteve Podrimja ka munguar fizikisht, por që gjithmonë mbet në kujtime përmes trashëgimisë letrare që la pas.

    “Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare. Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe”, ka shkruar Dumoshi.

    Dumoshi shtoi se poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, dhe shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.

    “E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!