Dramat në jetën personale të këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur.
Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.
Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai, duke shtuar se mallin për të dashurën e tij e ndjen në çdo çast. Ai e quan atë “dashurinë e jetës së tij”, shkroi ai dhe thekson se askënd nuk e ka dashur si atë.
Megjithatë, pas këtij postimi të prekshëm, Blero ka vendosur të qetësojë fansat e tij në një mënyrë krejt të papritur: duke bërë një tatuazh. Artisti zgjodhi të bëjë tatuazh një figurë të fast food-it, përkatësisht një hamburger, patate të skuqura dhe një pije, një zgjedhje që ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve të tij.
Ky veprim i ri i Bleros mesa duket vjen si kundërpërgjigje për të gjitha talljet që i janë bërë këto ditë në rrjetet sociale, lidhur me specifikimin e “bukës” dhe faktit që s’po mund të hajë asgjë që nga ndarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.