Pak ditë më parë, në një foto të Era Istrefit në “Instagram”, fansat nisën të bënin disa komente mjaft shqetësuese.
Teksa këngëtarja e njohur kishte 3 muaj që nuk kishte bërë postim në “Instagram”, ndjekësit nisën që të kërkonin rikthimin e saj me ngulm.
Por të shumtë ishin edhe ata që komentonin edhe fjalë të tipit: “RIP Era Istrefi”.
Lidhur me këto komente Era vendosi që të mos komentonte, por ishte Nora ajo që reagoi duke thënë se “asgjë nuk është e vërtetë dhe se ajo ishte mjaft mirë”.
Madje Nora së fundmi në “Instastory” ka postuar dy video ku tregon se ka pirë nga një koktej së bashku me të motrën, Era.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.