×
  • Show Time
  • Show Time

    “The Protector”, sezoni i katërt vjen me këtë datë në Netflix

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 11:53

    Është një prej serialeve më të suksesshme në Netflix, me 3 sezone të cilat kanë thyer rekorde shikueshmërie.


    Seriali turk i Netflix “The Protector” tashmë ka paralajmëruar sezonin e 4-të.

    Ndonëse u tha që sezoni i ri do të mund të shfaqej në vitin 2021, adhuruesve të serialit u ka ardhur një lajm i mirë, kjo pasi “The Protector Season 4” tashmë ka njoftuar për datën e publikimit.

    “The Protector” do të publikohet me 9 korrik 2020, kështu ka njoftuar platforma Netflix, duke sjellur edhe trailer-in e parë të serialit.

    Ndërsa, nuk dihet nëse ky do të jetë sezoni i fundit apo do të ketë edhe një vazhdim të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!