Këngëtari i njohur The Weeknd po mendon mundësinë e ndryshimit të emrit të tij skenik.
Sipas tij alternativa më e mirë është ajo e ABEL.
Kantautori kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, shkroi një natë më parë (3 prill) në “Twitter”:
“Ju djema jeni qesharak. Ndjej sikur duhet ta ndryshoj emrin tim të skenës në ABEL në këtë pikë lol (të qeshësh me të madhe)”.
Në një postim vijues në “Twitter”, ylli i “Save Your Tears” iu referua vendimit të fundit të Kanye West i cili ndryshoi emrin e tij ligjor në “Ye”.
“Ndoshta do ja këpus edhe unë një ‘YE’ dhe thjesht do ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në ABEL,” tha The Weekend. “Nuk ka mbiemër. Si Madonna, Cher ose Princ.”
Më vonë, ai pyeti ndjekësit e tij:
“ABEL zyrtarisht i njohur edhe si The Weeknd?“
John Legend më pas u përgjigj, duke thënë se “ABEL është super emër” për të cilën këngëtari u përgjigj: “Jam i tunduar…“.
Lajmi vjen pas një marsi të ngarkuar me njoftime për yllin; ai zbuloi planet për një turne në SHBA me Doja Cat, si dhe një paraqitje të ardhshme në një episod të “The Simpsons”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.