×
  • Show Time
  • Show Time

    Thirrja e Labinot Tahirit për qytetarin që vodhi dokumentet dhe paratë e një mërgimtari

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 14:24

    Labi i dërgoi mesazh publik qytetarit që mori dokumentet, paratë dhe një orë të një mërgimtari.


    Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Ferizaj, një mërgimtarit i janë vjedhur dokumentet zvicerane, para të gatshme dhe një orë.

    Me të parë këto raportime, këngëtari Labinot Tahiri me anë të rrjeteve sociale i ka bërë thirrje qytetarit që t’i kthejë të gjitha ato që i vodhi.

    Ai i bën thirrje që të gjitha ato që i ka marrë t’ia dërgojë Labit në shtëpi, ndërsa nëse ka ndonjë hall do i gjejë zgjidhje.

    Me lutjen që të mos e dëshpërojë gurbetqarin, artisti ka lënë edhe një numër kontakti, ku mund të takohet me personin në fjalë.

    KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYJRE:

    “???Mos i dëshpëroni GURBETQARËT!
    Lumturinë ku ata e gjejnë është atdheu i tyre.
    Ktheja parat dhe gjerat me vlerë, nuk di se kush je, por nese i ke, mi dergo te shtëpia dhe as nuk du të njoh, ndersa cfar do halli që ke do ta plotsojë vetem mos ma deshpro GURBETQARIN dhe mos na e turpero Ferizajin i cili është Zemra e Humanizimit.
    Ti djalë ose shokë, e dini mirë se unê nuk kam fjalë po vepra, ne kêtë nr shkruaj dhe do të takoj personalisht pasnesêr sepse jam rrugês.
    049139900
    GURBETQARI ËSHTË THEMELI I SHTETIT TONË TRAJTOJE ME MIRË SE FAMILJEN TENDE!
    Labi Kosovë e Shqipërisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!