×
  • Show Time
  • Show Time

    “Three Dots” bëjnë diçka mjaft të veçantë për Fifin e cila po kalon momente të vështira në Big Brother VIP

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 23:46

    Flori, Bruno dhe Klajdi, pjesëtarë të label-it “Three Dots” kanë reaguar pas rastit të mbrëmshëm që ndodhi me Fifin brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP.

    Fillimisht ka qenë Flori ai i cili e ka mbështetur atë përmes disa postimeve të bëra në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka kritikuar ata që kanë bërë komente negative nga më të ndryshmet për këngëtaren nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, duke qenë se edhe Fifi është pjesë e Three Dots, tre artistët kanë përpunuar këngën që Fifi e shkroi dhe e këndon kohë pas kohe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Madje, Bruno në këtë këngë të punuar nga Fifi ka futur dhe veten, duke e kënduar një pjesë të tekstit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!