×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Thuhej se ishte në lidhje me DJ Geek, Dafina tregon të vërtetën

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 21:18

    Këngëtarja e njohur njëherësh shumë e përfolur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.


    Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka ripostuar një video të DJ Geek, i cili njëherësh është edhe DJ që e shoqëron në çdo performancë, por që është përfolur edhe për një lidhje dashurie me të.

    Në videon e publikuar dyshja shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe Dafina ka vendosur ta shoqërojë me shkrimin “Vetëm ne të dy”.

    Fansat e artistes ka disa muaj që shkruajnë se dyshja janë në një lidhje dashurie, por që këto shkrime Dafina kohë më parë i pati demantuar duke thënë se e ka si të familjes.

    Ende nuk dihet se çfarë raporti kanë Dafina e DJ Geek dhe kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse dyshja do të tregojnë se a janë në lidhje apo vetëm miq të mirë.

    Ndryshe, “Vuj vuj vuj” është projekti i fundit i Dafinës. Kënga është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në YouTube.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!