×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ti duhet të rritesh”, debat i ashpër mes Arjolës dhe Donaldit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 13:45

    Arjola dhe Donaldi kanë patur një raport të mirë deri në këtë pikë të lojës në “Big Brother VIP”.

    Mirëpo, mes tyre nisën debatet kur Donaldi i tha Arjolës se po fshihet pas hijes së Ilirit dhe po humbet lojës e saj. Debati mes tyre arriti kulmin gjatë spektaklit të se premtes, kur Donaldi e nxori edhe në nominim aktoren pasi u shpall lider.

    Mbrëmjen e djeshme ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Sipas aktores, Donaldi është banori më i padrejtë në shtëpi, si dhe është shumë i papjekur. Më herët, Donaldi tha se nuk do i flasë më Arjolës, por duket se tashmë debatat mes tyre do jenë të pashmangshëm.

    Arjola: Ti ke qenë më i padrejti këtu
    Donaldi: Unë?
    Arjola: Ti, absolut
    Donaldi: Do ta shikojmë deri në fund
    Arjola: E shikojmë deri në fund. Donald, je i papjekur
    Donaldi: I papjekur unë? Pse?
    Arjola: Po, e di vetë ti
    Donaldi: Se them gjërat ashtu siç janë?
    Arjola: Ne të tjerat nuk i themi, ne tjerët i mbajmë fshehtas
    Donaldi: Ti po njëherë
    Arjola: Mua nuk më bën përshtypje fare loja jote, të kam thënë “çamarrokshe” fare
    Donaldi: Të ka bërë mirë nominimi ty
    Arjola: Nominimin nuk e kam problem se unë do dal nga kjo derë më krenare se sa jam futur brenda. Ti mendon se më tremb nominimi? Ça e ka bërë ëmër Zoti për mua është e imja, çfarë nuk e ka bërë është e tjerëve, ua kam fal

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!