Britney Spears sulmoi nënën e saj të lindjes Leah Spears në një postim në Instagram që tani është fshirë.
Ylli i estradës ka shkruar në përshkrimin e fotos se ka qenë nëna e saj ajo që i ka shkatërruar jetën.
“Babai im ka qenë kujdestari im për 13 vitet e fundit, por ju e dini çfarë – ai është shumë budalla për ta menduar këtë, nëna ime ia dha idenë”, ka shkruar Spears poshtë fotos.
Më pas ajo iu drejtua drejtpërdrejt nënës së saj.
“Kjo është arsyeja pse ju mund të hiqni dorë me atë qëndrim – nuk e dija se çfarë po ndodhte. “Ti dije të gjitha, ma shkatërrove jetën, dreq”, ka shkruar Brtini Spears.
Ajo e hoqi me shpejtësi postimin nga Instagrami i saj.
Nëna e saj, nga ana tjetër, ka kërkuar nga ekipi ligjor i këngëtares që t’i mbulojë shpenzimet e gjyqit për çështjen e kujdestarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.