×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ti i ke shtrirë flokët për të më ngjarë mua”, befason Ledjana në përballjen me Antonelën

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 23:48

    Ardhja e Antonelës ka sjellë krijimin e një trekëndëshi dashurie Lediana-Mevlan-Antonela.

    Deklarata e vajzës së re duke i kërkuar album muzikor Mevlanit, ndërsa ai i kishte kushtuar një këngë Ledianës, trazoi gjithë programin.

    Përballë njëra-tjetrës ato kanë sqaruar debatin mes tyre.

    Debati mes vajzave:

    Ledjana: Ti erdhe dhe kërkove këngë album, kënga ishte bërë për mua.

    Antonela: Ku e di do ia mbyllësh gojën?

    Ledjana: Ti ke ardhur për mua, aq sa shtrin edhe flokët për të ngjarë si unë.

    Antonela: Nuk jemi për muhabet flokësh por argument.

    Ledjana: Ti ke ardhur për Ledjanën.

    Antonela: Ti s’ke për ta marrë.

    Ledjana: Qëllimi yt është shumë i qartë.

    Antonela: Të kam marrë diçka tënden?

    Ledjana: Jo.

    Antonela: Kaq ia dhe përgjigjen vetes.

    Ledjana: E di fati.

    Antonela: Kam ardhur për të gjetur dashurinë.

    Ledjana: Pse e le Italinë për të ardhur këtu?

    Antonela: Ti e le Rrëshenin?

    Ledjana: Unë një orë larg e kam, shkoj.

    Antonela: Edhe unë një orë larg e kam Italinë me avion.

    Ledjana: Unë erdha shumë e qetë. Ti më the se kisha ardhur për shoë, por jo.

    Antonela: Unë jam njeri shumë i qetë.

    Ledjana: Ti nuk kishe pse të vije të kërkoje album dhe kjo më bën të mendoj që ti ke ardhur për mua.

    Ledjana: Nuk do lejoj që asnjë femër të na ndajë.

    Antonela: Ai është single dhe kam të drejtë të dal me kë të dua.

    Antonela: Ti më bullizove, më the që pse Mevlanin, se më pëlqen kaq.

    Ledjana: Ti erdhe për mua e kërkove albumin.

    Antonela: Nëse ti je për Mevlanin, lufto. Nëse je për dashurinë lufto.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!