Situata mes disa banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip duket të jetë e tensionuar dhe këtë herë kanë qenë Fifi dhe Iliri ata që kanë pasur debate.
Ata nuk kanë kursyer as fyerjet ndaj njëri-tjetrit, teksa Fifi e ka quajtur Ilirin balerin të dështuar, ndërsa ai i është drejtuar asaj me fjalën “gjysmake”.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Më 21 ti del ë?
Iliri: Po.
Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?
Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu
Fifi: Ky paska ik fare nga mendorja. O ti balerin, balerin i dështuar.
Iliri: Hë, soprano.
Fifi: Nuk jam soprano, jam mezosoprano.
Iliri: Mezosoprano. E di ti ça do të thotë mezosoprano? Gjysmë?
Fifi: Mesatare
Iliri: Po pra, gjysmake.
Fifi: Po ti je i dështuar fare.
Iliri: Po ti je gjysmake fare.
Ata kane vazhduar të hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit dhe Iliri i ka kërkuar Fifit ta lërë të qetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.