Sot ka vdekur në moshën 51-vjeçare, regjisorja Burbuqe Berisha.
Berisha dyshohet se pësoi sulm në zemër, derisa autoambulanca kishte arritur në vendin e ngjarjes, por pa pasur mundësi t’i shpëtonte jetën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për këtë tani ka reaguar edhe Nora Istrefi, e cila është shprehur mjaft e prekur me lajmin e trishtë që mori sot.
“Tejet falenderuese qe u rrita prane shpirtin tend artistik.Ti qe ma zbukurove femirine.. Buqe, shpirtin ma kepute! Gjithmone ne zemren time.. Do t’me mungosh shume..”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.
Ajo gjithashtu publikoi edhe një fotografi të shumë viteve më parë, ku shfaqej pranë regjisores tashmë të ndjerë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.