×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj vs. shoqja e Bora Zemanit: Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo?

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 21:20

    Në klipin e prezantimit, banorja më e re, Xheisara u shpreh se në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ka atmosferë dhe nuk ka muzikë.

    “Aty nuk ka muzikë, nuk ka atmosferë, s’ka njerëz që këndojnë”, tha Xheisara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në spektaklin sonte u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës.

    Në dhomën e rrëfimit, Trixa tha se ajo nuk mund t’i tregoj atyre nëse ka atmosferë apo jo, se aty realisht ka.

    “Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë”, ishin fjalët e Beatrix.

    Theksojmë se Xheisara është mikeshë e Bora Zemanit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!