Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është futur mbrëmë në Big Brother VIP. Por, jo si banore e re.
Matoshi ka shkuar atje që të takohet me miken e saj, Arjola Demirin, e cila që prej fillimit të emisionit ka përmendur shoqërinë që ka me Adrianën.
Matoshi tha se ndihet krenare me të, derisa ia dha edhe disa këshilla.
“Nuk kam fjalë me ta shpreh dashurinë që e kam për ty. Kom ardh me të thënë që jam krenare me ty, e din qëllimin pse ke hi këtu, prandaj të lutna rri vetvetja, ti je shume e drejt, mbaj anë tënde, sepse secili e ka lojën e vet, dëshmo se je një aktore e mirë.
Mos heshtë kur duhet me fol, bëhu me të drejtin dhe shkëlqe qysh ti din, trego sfidat e roleve tua, motivo gratë e tjera për jetën që ke pas ti, dhe motivo vajzat e reja që kanë për qëllim të hyjnë në artë e të bëhen aktore se sa i bukur është profesioni yt”, ishin disa nga fjalët e Adrianës për Arjolën.
Të dyja qëndruan së bashku për disa minuta, para se Adriana të largohen nga ambientet e shtëpisë, teksa Arjola u shpreh se pas takimit me të ndihet si personi më i lumtur në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.