×
  • Show Time
  • Show Time

    Tom Cruise hyn në karantinë pasi 14 bashkëpunëtorë infektohen me COVID gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7”

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 23:07

    Aktori i famshëm Tom Cruise ka ndërprerë xhirimet e filmit të tij të rradhës, “Mission Impossibëe 7”, pasi 14 punëtorë të set-it të filmimeve janë infektuar me COVID. Ai ka hyrë në një karantinë 14-ditore dhe raportohet se është “i tërbuar” nga ndërprerja e aktivitetit dhe nga fakti se duhet të qëndrojë i mbyllur.


    Sipas “The Sun”, ylli i Hollywood ka tentuar të bindë producentët që xhirimet të vazhdojnë edhe pa 14 pjesëtarët e grupit, por kjo kërkesë është refuzuar dhe ai së bashku me 60 profesionistë të tjerë të përfshirë në filmime janë karantinuar në hotele të Mbretërisë së Bashkuar, atje ku po filmohej “Mission Impossible 7”, instalacioni i fundit i serisë shumë të suksesshme.

    Sipas burimeve të mediave britanike, 4 prej të infektuarve kanë qenë në distancë të afërt me aktorin 58-vjeçar përgjatë xhirimeve, madje dy prej tyre ishin kërcimtare që kanë performuar me të.

    Kujtojmë se në muajin dhjetor, Cruise u përfol në media për shkak se kërcënonte anëtarët e ekuipazhit të filmit që të ruanin distancat dhe të mbanin maskat, përndryshe do i largonte nga detyra. Pesë anëtarë të grupit të xhirimeve dhanë dorëheqjen pikërisht për shkak të këmbënguljes së Cruise për respektimine masave anti-COVID. Mesa duket, koha i dha të drejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!