Në momentin që ka dalë videoja e Borës me Donaldin duke folur në klub, Trixa ka qenë duke darkuar me Antonela Berishën. Kjo e fundit ka rrëfyer momentin kur të gjithë kthyen kokën duke e parë dhe ajo s’po e kuptonte pse.
Antonela rrëfeu se këngëtarja ishte me të kur pa videon por nuk tha se si Trixa reagoi.
“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen,”-tha Antonela.
Dyshja Bora-Donald u panë bashkë në festën e organizuar pas një sfilate ku ishin të ftuar. Krah njëri-tjetrit ata kanë biseduar krah më krah teksa aktori i ndezi cigaren moderatores.
Me daljen e parë bashkë në publik duket se çifti ka sinjalizuar ribashkimin, i vulosur nga një foto e Donaldit e postuar në story nga Bora Zemani, e cila më pas është penduar dhe e ka fshirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.