×
  • Show Time
  • Show Time

    U akuzua se ka sulmuar seksualisht tre burra, gjykata merr vendim për aktorin e njohur

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 16:38
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Aktori i njohur, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm për të pesë akuzat e sulmit seksual me të cilin po përballet në një seancë të dytë në më pak se një muaj në një gjykatë britanike. Megjithatë, nuk do të ketë asnjë vendim përpara vitit 2023.

    62-vjeçari, dy herë fitues i Oskarit, u shfaq në Old Bailey (Gjykata Qendrore Kriminale) në Londër të enjten në mëngjes për një seancë dëgjimore të mbikëqyrur nga gjyqtari Mark Wall.

    Sipas faqes së internetit “The Hollwood Reporter”, çështja më e diskutuar në gjykatë ishte data e gjykimit, me përfundimin e caktuar për 6 qershor 2023. Gjyqi pritet të zgjasë tre deri në katër javë.

    Ashtu si në seancën e parë të 16 qershorit në Britani, aktori u shfaq i veshur me një kostum blu, ndërsa jashtë gjykatës kishte një numër të madh gazetarësh që kishin mbërritur më herët për të kërkuar një vend brenda sallës së gjyqit.

    Në fund të majit, Prokuroria tha se kishte një ankesë për “nxitje të një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim”. /abcnews/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!