Bebe Rexha mbrëmë i ka habitur të gjithë me lajmin se është martuar.
Këngëtarja Bebe Rexha i ka habitur të gjithë mbrëmjenn e djemshme pasi u shfaq me vello të bardhë dhe tha se u martua.
“Dita më e bukur në jetën time, është nevojitur ta mbaj këtë sekret, por më shumë video dhe fotografi do të publikoj”, kishte shkruar ajo pranë videos ndërsa më pas ka postuar edhe disa foto të tjera ashtu si edhe ka premtuar.
E tani u zbulua e vërteta e martesës dhe këtë e bëri në njëfarë mënyre Jax Jones nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ai ka njoftuar se shumë shpejtë do të vijë videoklipi i këngës “Harder” të cilën e ka në bashkëpunim me Bebe Rexhën, shkruan lajmi.net
Kënga pa videoklip u publikua para dy javësh dhe u pëlqye nga publiku.
“Videoklipi i këngës ‘Harder’ pritet të publikohet në vikend”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.