Fotini dhe Danieli ishin një prej çifteve më të njohur e të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, të cilët nuk ngurruan t’i ndajnë me publikun ndjenjat për njëri-tjetrin.
Madje, ata vendosën të kurorëzohen me martesë brenda “Big Brother” dhe pikërisht për martesën dhe marrëdhënien e saj, Fotini ka folur sot në “Ftesë në pesë”.
Ajo ka pranuar publikisht se marrëdhënia me Danielin kishte marrë fund, megjithëse çifti aludohej prej kohësh për një ndarje.
Fotini ka rrëfyer se megjithëse nuk ishte penduar për lidhjen me Danielin, martesa për ta kishte qenë një hap i nxituar, për të cilin mesa duket s’kishin qenë ende gati.
“Jemi dashur, por tashmë përfundoi. Doja të tregohesha e sinqertë me fansat që më kanë dashur dhe mbështetur. Nuk jam penduar për lidhjen me të sepse ka patur dashuri. Pendohem për disa gjëra të vogla si dasma psh. Ajo ishte më shumë seç duhej.”- është shprehur ajo.
Gjithashtu, ish-banorja ka treguar se tashmë ka vazhduar normalisht jetën e saj dhe po punon si përkthyese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.