×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    U përfol për lidhje mes tyre, Rita Ora dhe këngëtari i njohur i hedhin ‘benzinë’ zërave

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 11:09

    Naomi Campbell dhe Liam Payne u kthyen në qendër të vëmendjes të mediave, pasi u përfolën për një lidhje. Ndërsa dyshja janë parë edhe njëherë së bashku, transmeton Gazeta Metro.


    Edhe pse as Naomi dhe as Liam nuk pranuan gjë publikisht, komentet flirtuese dhe daljet e tyre në publik e tregonin qartë.

    Kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe tani Liam duket se është afruar shumë me këngëtaren shqiptare Rita Ora.

    Shoqëria e tyre filloi që nga dueti për filmin ‘Fifty Shades of Grey’ dhe i kanë mbajtur kontaktet që atëherë, por gjatë paraqitjes së tyre në festivalin e filmit në ‘Cannes’ janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

    Kujtojmë se Rita mendohet të jetë arsyeja e ndarjes së Liam nga Cheryl, mamaja e djalit të tij.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!