×
  • Show Time
  • Show Time

    U përfol për ndarje nga Ronela, Young Zerka: E kam gocë teze

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 8:20

    Ronela Hajati dhe Young Zerka janë komentuar së tepërmi për një marrëdhënie midis tyre, e cila së fundmi u aludua se kishte marrë fund. Vetë Young Zerka ka lëshuar në një sërë intervistash deklarata që kanë shkaktuar akoma edhe më shumë konfuzion. I ftuar së fundmi në emisionin “Wake up”, këngëtari ka folur sërish rreth marrëdhënies që ka me Ronelën, duke e cilësuar kësaj radhe këtë të fundit si një mike mjaft të mirë.


    “E kam gocë teze (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë: “Zerka u lidh, Zerka u zgjidh”. Jemi shokë, kolegë shumë të mirë”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë sa më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!